Si e tranformoj botën Covid-19?

Nga Fawaz Turki, Gulf News

Shtetet e Bashkuara po i rikthehen normalitetit, qytetet po lehtësojnë masat duke hequr detyrimin për të mbajtur maska dhe bizneset po rifillojnë aktivitetet e tyre.

Të gjithë kanë përjetuar trauma që kanë zgjatur për një periudhe kohe dhe kanë vuajtur pasoja ndoshta të pashërueshme, në një kohë kur rrethanat katastrofike kanë transformuar jetën tonë, si individë dhe si kolektiv.

Me pak fjalë ka ardhur koha, që kjo periudhë e zymtë, kjo gjendje që ka rënduar mendërisht shumicën të marrë fund. Megjithatë ndërsa amerikanët, së bashku me “të bekuarit” e tjerë në botën e zhvilluar, festojnë, duhet të kujtojmë se për njerëzit në vendet e varfra, pandemia mbetet ende një ferr që po e përjetojnë çdo ditë, raporton abcnews.al

Për këta persona, dita kur do ti rikthehen normalitetit është ende shumë larg dhe nuk e dinë ende se sa do të duhet të durojnë për të arritur në fund të vijës së finishit.

Por pse? Pse Covid është si një përbindësh që ende  lëviz i lirë për njerëzimin? Pse duhej të kishte kaq shumë viktima?

Le të heqim dorë nga përgjigjet  filozofëve dhe mistikëve në debatet e tyre të mrekullueshme.Sot gjithçka duhet të përcaktohet, matet dhe vërtetohet dhe përgjigjja duhet të gjendet të shkenca dhe  besimi që ne kemi se çdo gjë do të mbarojë dhe do të rifillojmë jetën tonë si më përpara.

E njëjta situatë ndodhi dhe në vitet 1340 kur njerëzimi u infektua nga murtaja, pandemia më vdekjeprurëse në historinë njerëzore.

Pas shumë vuajtesh, viktimash shumë punëtorë dhe fshatarë u përmirësuan; feudalizmi, së bashku me sistemin e tij shoqërues të skllavërisë, u shfuqizua;  shumë kishin të drejtën e pronës; marrëdhëniet midis kishës dhe famullitarit u reformuan; dhe Rilindja filloi të shtrinte krahët e saj në të gjithë kontinentin, duke transformuar jo vetëm strukturën e shoqërisë, por strukturën e normave të saj kulturore.

Ky shpjegim na jep një kontekst më të pasur në të cilin mund të shpjegojmë përvojën njerëzore. Koronavirusi, sigurisht do të ketë një ndikim tjetër – të ndryshëm në natyrë si në shkallë. Duhet ta pranojmë se normaliteti përpara pandemisë nuk do të rikthehet dhe se  “normaliteti i ri” do të jetë një mister.

Zgjidhja e vetme është të përshtatemi në këtë flluskë ekzistenciale- pa mundim, pa dhimbje, të pranojmë atë që po ndodh me jetën tonë pasi kjo do të na drejtojë drejt asaj që duam të jemi.

SHKARKO APP