Si i shpëtuan “kartelit”, 13-vjeçari fshehu motrat e vëllezërit dhe eci 23 km në këmbë për ndihmë

Një 13-vjeçare që i mbijetoi sulmit të një personi të armatosur nga karteli i drogës fshehur motrat në shkurre dhe eci 23 km për të kërkuar ndihmë.

Tetë fëmijë i mbijetuan sulmit të së hënës në veri të Meksikës, ku mbetën të vrara 3 gra dhe 6 fëmijë të tjerë.

Pesë nga fëmijët kishin plagë plumbash. Viktimat janë anëtarë të familjes LeBaron, e komunitet Mormon që u vendos në Meksikë dekada më parë.

Ministri i Sigurisë në vend tha se autori mund të kishte ngatërruar shënjestrën,

Por megjithatë anëtarët e familjes thanë se komuniteti, që më parë ka folur për kartelat e drogës, ka marrë kërcënime në të kaluarën.

Tre nëna dhe 14 fëmijët e tyre u nisën në një kolonë prej 3 makinash nga Bavispe mëngjesin e së hënës dhe po shkonin drejt shtetit fqinj Chihuahua. Gratë udhëtuan së bashku për arsye sigurie.

Por ata zunë pritë nga një person i armatosur në Bavispe.

Pasi nëna e tij dhe 2 vëllezërit e tij u qëlluan për vdekje, Devin Langford fshehu 6 motrat e vëllezërit e tjerë në shkurre dhe i mbuloi me degë.

Më pas eci për 6 orë drejt bazës së komunitetit në La Mora për të kërkuar ndihmë.

Një nga motrat e Devin, McKenzie 9-vjeç, më pas la pesë motrat e vëllezërit e tjerë në shkurre dhe eci për katër orë në errësirë pasi Devin nuk arriti të kthehej. Ajo u gjet më vonë nga shpëtuesit.

Një foshnje 7 muajshe, Faith Langford, gjithashtu i mbijetoi plumbave pasi nëna e saj Christina Langford Johnson e vendosi në dyshemenë e automjetit për ta shpëtuar.

Pasi Devin arrit në La Mora anëtarët e komunitetit u armatosën dhe u nisën drejt vendit të ngjarjes.

Por vendosën të presin përforcime pasi kuptuan që do rrezikonin vdekjen pasi prej disa orësh kishte të shtëna në të gjithë malet afër La Mora.

Ata e gjetën Faith në automjet 11 orë pas sulmit.

Të mbijetuarit u transportuan në qytetin amerikan të Phoenix.

8-vjeçari Cody u qëllua në nofull dhe këmbë, Kylie, 14 vjeç, u qëllua në këmbë, Xander 4-vjeç u qëllua në shpinë dhe Brixton 9 muajsh u qëllua në gjoks.

SHKARKO APP