Si mund të përgjosh në Maqedoni
Dosjet e publikuara të përgjimeve nga opozita maqedonase kanë nxitur debate se si mund të lejohet përgjimi nga institucionet përgjegjëse shtetërore.
Sipas ligjit të ndryshuar të vitit 2012, përgjimet në Maqedoni miratohen vetëm nga Prokuroria publike dhe askush tjetër.
“Gjitha të tjera janë antikushtetuese dhe antiligjore”, ka theksuar profesorja për çështje sigurie, Frosina Remensa.
Kërkesa në prokurori bëhet nga inspektori që heton një ngjarje të caktuar dhe se kjo kërkesë do t’i miratohen nëse ai i shterrë të gjitha pistat e tjera të hetimeve. Kërkesa për përgjime në prokurori mund të bëjnë edhe inspektorë të Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit (DSK), MPB-së, Drejtorisë për zbulim financiar dhe doganës.
Pjesën teknike apo regjistrimin dhe arkivimin e bën DSK. Shërbimet ushtarake të sigurisë siç janë SiBIR dhe Agjencia e Inteligjencies (AI) në Maqedoni nuk kanë pajisje teknike për përgjimin e rrjetit të telefonave celular, por ato nëse kanë ndonjë nevojë kërkojnë shërbime nga DSK.
Remenska thotë se DSK në Maqedoni ka pajisjet më bashkëkohore për përgjimet. Pikërisht sipas saj, për këto pajisje janë harxhuar miliona euro gjatë viteve të kaluara. Sipas rregullores dhe ligjit, çdo material i përgjuar evidentohet në regjistrat e Drejtorisë së Pestë të DSK. Ka materiale që i dorëzohen drejtorit të DSK dhe disa të tjera nuk janë të nevojshme.
Në Maqedoni nga pavarësimi i saj ka pasur disa afera të përgjimeve, ku viktima kanë qenë përfaqësues të opozitës.
KOHA JONË SONDAZH

