Si u ndërtuan piramidat në Egjipt? Studimi i fundit zbulon misterin
Si u ndërtuan piramidat në Egjipt? Një teori e re është bërë publike, duke treguar se si egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidën e madhe të Gizës mijëra vjet më parë.
Studiues të udhëhequr nga gjeografi Hader Sheisha, në Universitetin Aix-Marseille në Francë përdorën të dhëna paleoekologjike për të rindërtuar një pamje të rrjedhës që mund të ketë pasur lumi Nil në Egjipt gjatë 8 mijë viteve të fundit.
Ata dolën në përfundimin se ndërtuesit e piramidave mund të kenë shfrytëzuar një degë të lumit Nil, tashmë të tharë, për të lëvizur materialet e ndërtimit. Sipas teorisë, egjiptianët e lashtë kanë shfrytëzuar degën e Nilit për të lëvizur tonelata të gurit gëlqerorë dhe granitit të nevojshëm për të ndërtuar strukturat gjigante.
Në Egjiptin e lashtë, ndërtimi i piramidave nisi të zbehet pas mbretërimit të faraonit Ahmos, teksa mbretërit nisën të varrosen në Luginën e Mbretërve në afërsi të kryeqytetit të lashtë egjiptian të Tebës, që ndodhej në Luksorin e sotëm.