Si u përhap globalisht Coronavirusi brenda dy muajve
Coronavirusi filloi në dhjetor në qytetin kinez të Wuhanit, në provincën Hubei. Tani, është përhapur në 27 vende dhe territore të tjera, dhe ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 1.100 njerëzve, shumica në Kinë kontinentale. Ja se si u mbërrit deri këtu:
8 dhjetor: Pacienti i parë zhvillon simptoma të Coronavirusit në Wuhan.
31 dhjetor: Rastet më të hershme të virusit, të raportuara në Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH).
1 janar: Tregu i ushqimeve të detit dhe kafshëve të egra në Wuhan, ku besohet të ketë origjinën shpërthimi, mbyllet për dezinfektim.
7 janar 2020: Autoritetet kineze konfirmojnë se e kanë identifikuar virusin si një koronavirus të ri.
9 janar: Personi i parë vdes nga virusi, megjithëse vdekja e tij nuk u bë e ditur deri më 11 janar.
13 janar: Autoritetet tailandeze raportojnë rastin e parë – një shtetas kinez që kishte ardhur nga Ëuhani.
16 janar: Autoritetet japoneze konfirmojnë rastin e parë në Japoni.
17 janar: Personi i dytë në Kinë vdes nga virusi. Aeroportet amerikane nisin zbatimin e masave, me ekzaminime për simptoma për të sapombërriturit.
21 janar: Zyrtarët amerikanë konfirmojnë rastin e tyre të parë.
23 janar: Wuhani futet në karantinë, me lëvizjet që ndalohen brenda ose jashtë qytetit. Festimet e Vitit të Ri kinez anulohen në qytetet e mëdha të Kinës. 60 milion njerëz preken nga kufizimet e udhëtimit. OBSH thotë se virusi nuk është ende një emergjencë e shëndetit publik, me shqetësim ndërkombëtar
28 janar: Numri i vdekjeve kap 100. Numri i rasteve të konfirmuara në territorin e Kinës kalon shpërthimin e Sars (2003).
30 janar: SHBA raporton rastin e parë të konfirmuar të transmetimit nga personi në person.
2 shkurt: Një burrë kinez vdes nga koronavirusi në Filipine – hera e parë që një vdekje është raportuar jashtë Kinës kontinentale.
4 Shkurt: Anija e lundrimit “Princesha Diamond” vendoset nën karantinë në Gjirin Yokohama të Japonisë, me më shumë se 3.700 njerëz në bord.
7 Shkurt: Doktori kinez që dha i pari alarmin për virusin, Li Wenliang, i cili u vu në shënjestër të policisë së Wuhanit për shkak se u përpoq të paralajmëronte miqtë e tij, vdes nga Coronavirusi. Media sociale kineze përmbytet nga pikëllimi, zemërimi dhe thirrjet për lirinë e fjalës.
8 shkurt: Ambasada e SHBA në Pekin konfirmon se një shtetas amerikan vdiq në Wuhan më 6 shkurt, duke shënuar vdekjen e parë të konfirmuar të një shtetasi jo-kinez.
10 shkurt: Një ekip ekspertësh ndërkombëtarë nga OBSH mbërrin në Kinë për të ndihmuar në kontrollimin e shpërthimit. (bota.al)