Si u shndërrua Emwazi, nga një i apasionuar pas futbollit në xhihadistin John
Mohammad Emwazi u indetifikua si vrasësi i pamëshirshëm i Shtetit islamik. Në këto foto të siguruara nga Dailymail xhihadisti famëkeq John, shihet kur ishte 6 vjeç me shokët e klasës në perëndim të Londrës.
Fotot e shfaqura nga fëmijëria e tij pa maskën e zezë të vrasësit tregojnë një fëmijë të pafajshëm, të cilin askush nuk do ta mendonte se do kthehej në personin më të urryer për makabritetin e tij në ekzekutimin e pengjeve të ISIS.
Shokët e klasës kanë thënë se fëmijë ai ishte një djalë i qetë i shoqërueshëm dhe më shumë i interesuar pas futbollit se sa islamit. Madje i pyetur dikur në klasë se çafër mendonte se do të bëhej kur të ishte 30 vjeç, Emwazi u përgjigj se do të ishte futbollist dhe se do të ksihte shënuar golat e tij.
Pedagogët e mbajnë mend Emwazin si shumë puntor dhe të përkushtuar, "studentin që do dëshironte çdo pedagog"'. Po pikërisht në universitet xhihadisti John duket se ra në kontakt me celulat terroriste të cilat i shpëlanë mendjen dhe e kthyen në të përkushtuar pas islamit radikal.
Në kohën e tij të lirë Emwazi luante lojën e tij të preferuar kompjuterike si ' Time to kill"dhe lexonte librin si' How To Kill A Monster".
I njohur si xhihadisti John, Mohammad Emwazi ka lindur në Kuvajt, por bashkë me familjen e tij është vendosur në Britani në moshën gjashtë vjeçare.
Ai ishte në listën e terroristëve të mbikqyrur nga Shërbimi britanik, por arriti të largohej për në Siri në vitin 2012. MI5 dhe policia britanike mendohet se 12 herë kanë qenë afër tij, por gabimet e bëra e kanëlejuar xhihadistin John të arratiset./