Siberi, aty temperatura është 38 gradë
Në imagjinatën e opinionit publik, Siberia dhe rajoni arktik janë sinonime të temperaturave të acarta dhe peizazheve të akullta, por jo më. Ditët e fundit temperaturat e zonës veriore të Rusisë ka arritur temperatura që zor arrihen edhe në Mesdhe, me pikun që ka kaluar 38 gradë celsius.
Temperatura e lartë po krijon probleme të mëdha për natyrën siberiane. Zjarret janë të shumta dhe po shkatërron pyje mijëra vjeçare , ndërkohë permafrosti i ngrirë që karakterizon atë zonë po thahet gjithmonë e më shumë duke liruar në atmosferë sasi të mëdha dioksidi të karbonit, që atmosferës tokësore do t’iu duhet vite për t’u zhdukur.
“Këtë vit është në Siberi, vitin tjetër mund të jetë në Alaskë, ose në Skandinavi”, thotë ekspertët, që shtojnë se evente ekstreme të tilla do të jenë gjithmonë më të zakonshme në vitet në vijim.