Siç bëri me Ukrainën, tani Rusia po kërcënon Finlandën dhe Suedinë

Rusia nuk është vetëm futjes së Ukrainës në NATO. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, paralajmëroi se futja e Finlandës ose Suedisë në NATO, do të sillte një përgjigje të fortë nga ana e Moskës.

Zakhrova praktikisht kërcënoi dy shtetet nordike se do të vuanin pasojat e Ukrainës nëse do të kërkonin të bëheshin pjesë e Aleancës. “Do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike që do të bënin shtetin tonë të ndërmerrte hapa reciprokë”, citohet Zakharova nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve.

Finlanda bashkëpunon me NATO-n në disa aspekte, por nuk i është bashkuar zyrtarisht asaj. Kryeministrja Sanna Marin tha se mundësitë që Finlanda të aplikonte për t’u bërë pjesë e NATO-s janë të pakta.

SHKARKO APP