Siguria e shkollave, Gjermani gati për testimin e parë masiv të fëmijëve
Kryeministri i shtetit të Turingisë në Gjermani ka njoftuar zhvillimin e një testimi masive për fëmijët në rrethin e Hildburghausen, zona e nxehtë e koronavirusit të Gjermanisë, për të zbuluar në çfarë mase ato kontribuojnë në një rritje të shpejtë të infeksioneve.
Rrethi i Gjermanisë Lindore pa një rekord prej 603 rastesh për 100,000 banorë në shtatë ditët e fundit, më shumë se katër herë incidenca mesatare e Gjermanisë prej 140, sipas Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive.
“Tani do të kryejmë testimet e para masive për fëmijë dhe të rinj, falas, duke filluar të martën e ardhshme,” i tha Bodo Ramelow transmetuesit ARD. “Atëherë do të dimë për herë të parë sa të sigurta janë shkollat dhe kopshtet?”
Rrethi Hildburghausen me 63,000 banorë ka aplikuar një bllokim rajonal që është më i rreptë se ai në fuqi në shtetin e Turingisë.
Ndryshe nga shumica e Gjermanisë, kopshtet dhe shkollat janë mbyllur dhe njerëzit lejohen të lënë banesat e tyre vetëm nëse kanë një arsye të fortë. Shkeljet mund të dënohen me gjobë deri në 25,000 euro. Izolimi është në fuqi deri më 13 dhjetor.
Kancelarja Angela Merkel ra dakord me udhëheqësit e 16 shteteve federale të mërkurën në mbrëmje për të zgjatur dhe forcuar masat kombëtare kundër koronavirusit të paktën deri në 20 Dhjetor, por lehtësoi rregullat mbi festat e Krishtlindjeve për të lënë familjet dhe miqtë të festojnë së bashku.
Sidoqoftë, një tjetër zgjatje e afateve të mbylljes deri në janar shihet si e mundshme. Ndërsa shumë gjermanë mbështesin masat e qeverisë, ka edhe një numër të lartë të cilën janë kundër. Pasi policia u përplas me mijëra demonstrues në Berlin një javë më parë, rreth 400 njerëz u mblodhën në qytetin Hildburghausen të Mërkurën në mbrëmje për të protestuar ndaj kufizimeve të reja.