Simbol i dhunës së talebanëve, Malala Yousafzai: Bota të hap dyert për refugjatët
Fituesja e Nobelit për paqen, Malala Yousafzai i ka bërë thirrje shteteve të hapin kufijtë e tyre për refugjatët afganë. Aktivistja e cila u qëllua në kokë nga talebanët për mbrojtjen publike të arsimit për gratë dhe vajzat, ka thënë se është në “shok të plotë” që grupi ka marrë kontrollin e Afganistanit.
24-vjeçarja thekson se ishte “thellësisht e shqetësuar për gratë, pakicat dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut” dhe bëri thirrje për më shumë ndërhyrje nga udhëheqësit botërorë.
“Ne shikojmë në tronditje të plotë kur talebanët marrin kontrollin e Afganistanit. Fuqitë globale, rajonale dhe lokale duhet të bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, të ofrojnë ndihmë urgjente humanitare dhe të mbrojnë refugjatët dhe civilët”, tha ajo në një postim në Tëitter.
Ajo foli publikisht për rëndësinë e arsimimit të grave dhe më pas u qëllua nga një sulmues i maskuar taleban gjatë rrugës për në shtëpi nga shkolla në tetor 2012 kur ishte 15-vjeç.