FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Simbol për palestinezët, 17-vjeçarja rrezikon burgimin

Përfundoi në faqet e para të mediave botërore që në moshën 11-vjeçare, ku në një imazh shfaqet duke “kërcënuar” se do të godiste me grusht një ushtar izraelit.

Sot, Ahed Tamimi është 17-vjeç dhe është shndërruar në simbol të protestave të palestinezëve ndaj Izraelit.

Më 15 dhjetor të vitit të kaluar ajo u filmua duke goditur me shuplakë një ushtar izraelit. Pak ditë më vonë, 17-vjeçarja u arrestua dhe ka dalë para një gjyqi ushtarak, ku ndaj saj janë ngritur 12 akuza, mes të cilave ajo e sulmit ndaj forcave të sigurisë dhe nxitjes së dhunës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse shpallet fajtore, ajo rrezikon të qëndrojë një kohë të gjatë pas hekurave. Për palestinezët Ahed është simbol i rezistencës ndaj pushtuesit, ndërsa për izraelitët një adoleshente e dhunshme që kërkon vëmendje përmes telasheve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me rastin e saj ka reaguar edhe Amnesty International. Organizata ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të saj dhe akuzon Izralin për sjellje diskriminuese ndaj fëmijëve palestinezë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?