Simboli “Z”, Ukraina kërkon që të bëhet i paligjshëm

Ukraina u ka bërë thirrje shteteve që të dënojnë penalisht përdorimin e simbolit ”Z”, i cili konsiderohet si mbështetje për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Fillimisht e përdorur në tanket ruse që kanë hyrë në Ukrainë, shkronja ”Z” besohet se ka kuptimin ”za pobedu” (për fitore) dhe është miratuar nga rusët si shenjë për miratim të pushtimit.

Gjermania ka paralajmëruar se ata që e mbështesin simbolin, do të ndiqen penalisht. Simboli është parë në disa ndërtesa në Gjermani, si dhe në bluza, flamuj dhe makina. Ky simbol është parë edhe në shtete e qytete tjera, duke përfshirë edhe Mitrovicën Veriore në Kosovë.

SHKARKO APP