Simona Brambilla thyen tabutë, e para grua si prefekte në historinë e Vatikanit

Papa Françesku ka emëruar murgeshën italiane, Simona Brambilla në krye të një prej dikastereve të Vatikanit. Ajo bëhet gruaja e parë në pozicionin e prefektes në historinë e Kishës Katolike. Brambilla ishte zgjedhur për të drejtuar Dikasterin për Institutet e Jetës së Përkushtuar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike.

Brambilla ka shërbyer si sekretare, grada e dytë më e lartë, në të njëjtën dikaster që nga tetori 2023. Ajo ka punuar më parë si infermiere dhe misionare në Mozambik dhe ka një doktoraturë në psikologji.

Kisha Katolike ka rreth 1,4 miliardë anëtarë në mbarë botën dhe është udhëhequr nga Papa Françesku që nga marsi i vitit 2013. Në pothuajse 12 vitet e tij në detyrë, Papa ka emëruar dy gra në poste të larta. Në vitin 2016, ai zgjodhi historianen italiane të artit Barbara Jatta si drejtoreshë e Muzeut të Vatikanit, të cilët shërbejnë si një nga burimet më të rëndësishme të të ardhurave të shtetit.

Në vitin 2022, ai më pas emëroi motrën Raffaella Petrini si sekretare të përgjithshme të guvernatorit të Shtetit të Qytetit të Vatikanit.

SHKARKO APP