Simpsons parashikuan që në 1993 Covid-19?

Simpsons, krijuesit e njërit prej serialeve më të mëdha televizive të realizuara ndonjëherë, kanë bërë një tjetër parashikim të habitshëm, të cilin e kanë zbuluar përdoruesit e Twitterit. Bëhet fjalë për një episod që duket se parashikonte mbërritjen e Covid 19 dhe “Grerëzat vrasëse”. Kjo seri e vitit 1993 vërtet që parashikon pandeminë e 2020-tes”, shkruajnë përdorues të rrjetit gjigand social.

Bill Oakley, i njohur për punën e tij të jashtëzakonshme në këtë serial, thotë ”Me sa duket, e kemi bërë vërtet”! Episodi i quajtur ”Margie në pranga”, është nga sezoni i katërt i show-t. Ai tregon sesi njerezit në Springfield blejnë një lëng të famshëm të prodhuar në Japoni. Një punëtor i fabrikës kollitet mbi njërën prej kutive që dërgohen në qytet, dhe nga kjo sëmuren të gjithë.

Margie arrestohet ndërsa përpiqet të vjedhë ushqime në dyqan për familjen e saj ne kohen kur te gjithe jane prekur nga “Gripi i Osakës”. Klipi tregon një turme rebele që kërkon kurën për sëmundjen dhe që bëhet agresive pasi nuk kënaqet me përgjigjen e mjekut.

SHKARKO APP