Simptoma që askush nuk e dinte! Koronavirusi shfaqet me puçrra? (Foto)

Hand dermatitis

Nuk është aspak një simptoma e zakontë e kësaj sëmundjeje, por ka pasur dhe raste kur Covid -19 është shoqëruar me manifestime kutane të ngjashme me urtikariet apo dhe puçrrat e shkaktuara nga lia e dhenve.

Mjekët thonë se persona me simptoma të tilla, shoqëruar dhe me temperaturë, duhet të kontaktojnë me mjekun. Shenjat kryesore të sëmundjes që ka goditur pothuajse të gjithë botën janë temperatura, kolla, vështirësitë në frymëmarrje e këputja. Por ka dhe simptoma të tjera, më pak të zakonshme që përfshijnë dhimbjet e trupit, hundët e bllokuara, humbjen e nuhatjes dhe të shijes, fytin e acaruar, dhimbje barku e shqetësime të stomakut, si dhe diarre. Virusi i dalë nga Kina ka infektuar më shumë se 2 milionë e 100.00 mijë njerëz në mbarë globin e ka marrë 137 mijë jetë.

Exanthem associated with COVID-19

SHKARKO APP