Singapor, motori përplaset me makinën, pasagjerët fluturojnë në ajër (Video)

Një automjet për shkaqe ende të paqarta, kishte ndaluar në korsinë e shpejtësisë, ndërsa një motor me të cilin po udhëtonin dy persona përplaset pas saj. Siç e shihni dhe në video të dy pasagjerët, Danny Raj Muniappan, 24 vjeç dhe Trivikram, 21 vjeç fluturojnë në ajër. Ngjarja e tmerrshme ndodhi ditën e hënë dhe pamjet u shpërndanë në të gjtthë botën shkruan Thestar.com
Dy të aksidentuarit u dërguan në spital me plagë të shumtë, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk rrezikonte jetën. Duke parë aksidentin dy personat duhet ta cilësojnë veten me shumë fat që mbijetuan.
KOHA JONË SONDAZH

