Siri, 1987 persona të vrarë gjatë muajt tetor

Sipas raportit të publikuar nga Organizata siriane për të Drejtat e Njeriut (SNHR), forcat e rrëgjimit të Asadit në muajin tetor kanë vrarë 1,113 civilë, prej tyre 216 fëmijë dhe më shumë se 121 gra.

Në raport përmendet se forcat e regjimit të Asadit në sulmet e organizuara apo në konfliktet e armatosura kanë vrarë edhe 492 opozitarë dhe në konfliktet e armatosura mes ISIL dhe opozitarëve kanë humbur jetën 38 opozitarë.

Duke iu referuar raportit në këtë kohë thuhet se 118 persona janë vrarë nga torturat e regjimit dhe 124 persona nuk mund të përcaktohet se nga kush janë vrarë. Në raport njoftohet se ISIL ka vrarë 39 civilë, përfshirë 1 fëmijë dhe 1 grua, ndërsa opozitarët kanë vrarë 54 civilë duke përfshirë 17 fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në raport gjithashtu përmendet se forcat e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIL të udhëhequr nga SHBA kanë vrarë 9 civilë. Organizata siriane për të Drejtat e Njeriut në raportin e saj të mëparshëm për muajin shtator kishte njoftuar se në Siri kanë humbur jetën 2,375 persona.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?