Siri, mbi 780 të vrarë vetëm në muajin mars

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut, bëri të ditur se në 54 masakra, 40 prej të cilave të realizuara nga regjimi Asadit muajin e kaluar, kanë humbur jetën 783 civilë, gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë.

Në raport theksohet se muajin e kaluar kanë humbur jetën 783 civilë, në 54 masakra të kryera nga regjimi i Asadit, Rusia, organizata terroriste YPG/PKK dhe palët e tjera, prej të cilëve 198 fëmijë dhe 138 gra.

Sipas raportit, forcat e regjimit muajin e kaluar në Siri kanë kryer gjithsej 40 masakra, prej të cilave 39 në Gutën Lindore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej në raport thuhet se në masakrat e regjimit kanë humbur jetën gjithsej 620 civilë, prej të cilëve 142 fëmijë dhe 105 gra, ndërsa forcat ruse të cilat i japin mbështetje ajrore regjimit, kanë vrarë 78 civilë prej të cilëve 41 fëmijë, 14 gra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?