SIRI–OSDH: Bie bastioni i fundit i ISIS-it

Forcat kurdo-siriane, të mbështetura nga SHBA, morën sot kontrollin e bastionit të fundit të ISIS-it në Sirinë Juglindore, njoftoi Observatori Sirian për Mbrojtjen e Drejtave të Njeriut (OSDH).

”Trupat kurde u futën në Baguz, qytet në lindje të lumit Eufrat, ku për javë të tëra ndodheshin qindra militantë të ISIS-it dhe një numër i papërcaktuar civilësh, shumë prej tyre bashkëshorte dhe fëmijë të xhihadistëve”, tha OSDH-ja.

“Njoftimi për rënien e Baguzit pritet të jepet sot, por nuk është konfirmuar ende”, thanë për ANSA-n burime kurde në kontakt me forcat kurdo-siriane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?