Siria i përgjigjet Trump-it: Jemi gati për luftë

Një këshilltare e presidentit sirian, Bashar al Asad, e krahasoi kërcënimin e presidentit Trump me sulm ajror si “delirin e dikujt që humb ndeshjen”, duke shtuar se Siria dhe aleatët e saj janë gati për luftën që po nxit Amerika, nëse ajo nis.

Paralajmërimi për një sulm amerikan mbi Sirinë është pjesë e një “lufte psikologjike që ka për qëllim të projektojë pushtetin që Perëndimi në fakt e ka humbur”, tha Bouthaina Shaaban, këshilltare e Asadit për politikën dhe mediat. Ajo tha se ky shou do të përfundojë me një marrëveshje diplomatike dhe akuzoi Izraelin se po nxit konfrontimin.

Fitorja e Asadit në luftën civile 7-vjeçare do të ndryshojë hartën e rajonit dhe humbësi më i madh do të jetë Izraeli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?