Sistemi i frikshëm i kontrollit, gjen rastet para shfaqjes së simptomave
Kur shkencëtarët po luftojnë që të krijojnë vaksinën që do të luftojë Covid-19, zyrtarët në Sindapor po përpiqen të qëndrojnë një hap para epidemisë së koronavirusit, duke përdorur aplikacione dixhitale gjurmimi dhe grupe detektivësh për ndjekjen e atyre që kanë qenë në kontakt me pacientë të infektuar.
Strategjia përfshin të gjithë rrjetin e vëzhgimit me kamera sigurie dhe një aplikacion që ndihmon policinë të ndjekë ata që mund të bartin mikrobin vrasës, duke i testuar para shfaqjes së simptomave.
Duhet theksuar se vendi ka qenë nga të parët që u prek nga koronavirusi por ende nuk ka asnjë vdekje megjithë 345 të infektuar. Ministria e shëndetësisë ka ndjekur 6,000 shpërndarës të mundshëm me anët gjurmimit dixhital të lëvizjeve të qytetarëve. Mësohet se kjo bëhej me anë të transaksioneve të tyre bankare, në automate, të cilat ndiqeshin nga një telefonatë e qeverisë që i njoftonte se ishin personi dyshuar.