Situata alarmante nga Koronavirusi, Conte “kyç” shkollat deri në 15 mars në Itali
Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat Kryeministri italian ka informuar mbrëmjen e sotme datë 4 mars 2020 vendimin e qeverisë për mbylljen e shkollave të të gjitha cikleve duke nisur nga data 5 mars deri më 15 mars 2020.
“Këtë vendim e morëm”, – tha kreu i qeverisë Conte – “pas një konsultimi të thellë me të gjithë ministrat, me Këshillin Suprem të Shëndetit si dhe me komitetin shkencor të ekspertëve duke vlerësuar situatën e përhapjes së koronavirusit në nivel kombëtar. Vlerësimi i ekspertëve na sugjeroj mbylljen e shkollavev në nivel kombëtar si masë parandaluese për të frenuar përhapjen e këtij virusi“, tha Conte.
Në konferencën e shtypit ishte e pranishme dhe ministrja e arsimit Lucia Azzolina e cila tha se “për qeverinë ky nuk qe një vendim i thjeshtë e që u mor pas një vlerësimi të bërë nga komiteti tekniko-shkencor i ngritur pranë qeverisë i cili vlerësoj sitautën epidemike në nmivle kombëta“, tha ajo. Vendimi për mbuyllje e të gjitha shkollave hyn në fuqi që prej ditës së nesrme datë 5 mars 2020.