Situata me Covid 19 në Greqi, Alexis Tsipras: Sistemi shëndetësor pothuajse ka arritur kufijtë e tij
Sistemi kombëtar shëndetësor pothuajse ka arritur kufijtë e tij dhe ne duhet ta mbështesim atë në mënyrë thelbësore, duhet të marrim iniciativa për të adresuar këtë gjendje tragjike dhe dramatike, këtë tragjedi që po përjeton shoqëria greke, tha sot kreu i SYRIZA-s, Alexis Tsipras.
“Vendi ynë po përjeton një tragjedi”, tha ai, duke shtuar se numri i të vdekurve në fundjavën e fundit regjistroi një rekord negativ dhe të trishtuar.
“Kjo tragjedi duhet të na shqetësojë të gjithëve. Pyetja është se si të mund të shpëtojmë jetën e njerëzve dhe të mbështesim mjekët dhe infermierët në çdo betejë”, shtoi Tsipras.