Situata nga koronavirusi/ Anulohen zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetarët e partive poolitike në Maqedoninë e Veriut kanë zhvilluar sot një takim me presidentin Stevo Pendarovski dhe kanë rënë dakord që të anukohen zgjedhjet lokale të datës 12 prill.

Përfaqësuesit partiakë thanë se jeta e shëndeti i qytetarëve është në plan të parë. Kjo bëhet për shkak të përhapjes së koronavirusit në fqinjin tonë lindor.

Në takim ishte i pranishëm kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, kreu i VMRO DPMMNE Hristijan Mickovski, kryetari i ASH Zijadin Sela, i Alternativës, Afrim Gashi dhe i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. BDI-në e përfaqësonte Bujar Osmani dhe Izet Mexhiti ndërsa PDSH-në Organ Ibrahimi dhe Frymëzim Dauti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takim ishte edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryeministri Oliver Spasovski.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?