Situata politike në Itali/ Rikthehet 82-vjeçari Berluskoni

Silvio Berluskoni edhe pse 82 vjeçar, nuk është i gatshëm të heqë dorë nga politika italiane.

Njeriu që mbizotëroi në politikë në Itali për gati dy dekada është i gatshëm të luajë edhe një herë rolin e tij për vendin, duke tentuar të rrënojë dhe suksesin e partisë Lidhja të Matteo Salvinit.

Nisma e fundit politike e Berluskonit nuk është një parti, por një federatë e shoqërisë civile, forcave të qendrës së djathtë dhe shoqatave kundër të majtës dhe Lëvizjes Pesë Yje, e quajtur L’Altra Italia.

Ish-kryeministri tha se iniciativa është një mënyrë për të reaguar ndaj përkeqësimit të vazhdueshëm të politikës italiane, duke iu referuar përplasjeve të vazhdueshme midis Lidhjes dhe Pesë Yjeve, të cilat formuan një koalicion qeverisës të vështirë një vit më parë. Berluskoni tha se aleanca e re është e nevojshme për të riparuar problemet ekonomike të Italisë dhe për të ndryshuar pozicionin e vendit brenda Bashkimit Evropian.

Popullariteti i Berluskonit është zbehur, me partinë e tij Forza Italia që mori vetëm 6.5% në një sondazh të 30 korrikut. Kjo krahasohet me 38% të votave së Lidhjes.

Berluskoni në fillim të këtij viti u kthye në skenën politike duke fituar një vend në Parlamentin Evropian.

Burimi: Bloomberg

SHKARKO APP