FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Situatë apokalipsi në Portugali, zjarri djeg të gjallë 61 persona

Mësohet se shumica e njerëzve kanë humbur jetën brenda automjeteve të tyre në përpjekje për t’u larguar nga zona “Pedrogao Grande”.

Afro 600 zjarrfikës dhe 160 makina janë vendosur mbrëmë vonë për ta ndalur stuhinë e zjarrit, ku sipas mediave portugeze ende nuk është vënë në kontroll.

Kryemninistri i Portugalisë, Antonio Costa, e ka cilësuar këtë si tragjedinë më të madhe që vënsi ka parë gjatë viteve të fundit nga zjarret në male.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas autoriteteve numri i viktimave pritet të rritet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu duke filluar që nga dita e sotme në Portugali është dekretuar tri ditë zie kombëtare.

Bashkimi Evropian ka dërguar aeroplanë të zjarrfikjes pas kërkesës së Portugalisë.

Aktualisht në vend mbretëron vapë e madhe, ndërsa sot në disa rajone, janë regjistruar temperatura mbi 40 gradë Celsius.

Më poshtë keni pamjet të situatës zë zjarreve në Portugali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?