Situatë jo e mirë në Francë nga Covid-19, mbi 20 mijë raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 20.177 raste të reja me Covid-19. Referuar një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, bëhet e ditur se në ditët e fundit në vend numri i rasteve ditore të Covid-19 vazhdon të jetë në rreth 20 mijë.

Me 20.177 rastet e reja, numri i rasteve në vend ka arritur në 2.767.312, ndërsa me 171 vdekje në 24 orët e fundit, bilanci i viktimave ka arritur në 67.599.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 24.273 persona, prej të cilëve 2.609 ndodhen në kujdes intensiv. Me 879 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 202.165. Norma e rezultateve pozitive të testeve për Covid-19 në vend është njoftuar të jetë rritur në 6,3 përqind.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?