S’ka më pesimizëm – Stoqet ringrihen, duket se karantinimi po fiton kundër COVID-19
Aksionet globale u rritën të hënën ndërsa investitorët brohorisnin shenjat se karantinimi po fiton betejën kundër koronavirusit.
Italia, epiqendra globale e pandemisë, raportoi vdekjet më të pakta të saj në më shumë se dy javë. Të dyja, Franca dhe Spanja regjistruan numrin e tyre të vdekjeve më të ulëta në disa ditë. New York gjithashtu regjistroi rënien e saj të parë një-ditore në vdekjet e koronavirusit.
“Investitorët po zvogëlojnë pesimizmin,” tha Naeem Aslam, shefi i tregut në AvaTrade, në një shënim në mëngjes.
“Krijuesit e politikave duhet të jenë jashtëzakonisht vigjilentë dhe të kujdesshëm përpara se zbatojnë idenë e heqjes së karantinimit,” tha Aslam në shënimin e tij. “Nëse vala e dytë kthehet me më shumë intensitet, ne mund të jemi në një periudhë më të gjatë recesioni.”
Ja përmbledhja e tregut që nga ora 9:45 e mëngjesit në Londër:
Kapitali evropian u ngjit, me DAX të Gjermanisë me 3.4%, FTSE 100 të Britanisë me 1.6%, dhe Euro Stoxx 50 me 3.2%.
Indekset aziatike u rritën me Hang Seng të Hong Kongut me 2.2% dhe Nikkei të Japonisë me 4.4%.
Aksionet e SHBA u hapën mirë, me Mesataren Industriale Doë Jones, S&P 500, dhe Nasdaq me 3.5% në 4%.
Rendimenti 10-vjeçar i Thesarit u rrit në rreth 0.64%.
Ari u ngjit me 1.1% në 1,664 dollarë.
Bitcoin u rrit me rreth 4% në rreth 7.060 dollarë.
Burimi: Business Insider – SCAN