Skandal, policia në Meksikë zhduk njerëzit

Meksika kërkoi bisedime urgjente me OKB pas një raporti që lidhte forcat e saj të sigurisë me zhdukje masive njerëzish në shtetin verilindor Tamaulipas.

Sipas raportit të OKB-së, të paktën 21 persona janë zhdukur që prej shkurtit pasi u ndaluan nga forcat e sigurisë në dhe rreth qytetit Nuevo Laredo. Po ashtu në Tamaulipas janë vrarë disa gazetarë, arsye për të cilën zyrtarë të OKB-së e përshkruajnë këtë shtet meksikan si zona e heshtur.

Qeveria meksikane tha se do të marrë masa që të ndalojë dhunën dhe të gjejë personat e zhdukur. Ajo gjithashtu i kërkoi më shumë informacione OKB-së. Kjo e fundit paraqiti të mërkurën raportin që dokumenton zhdukjen e të paktën 21 personave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shumë prej këtyre njerëzve u ndaluan në mënyrë arbitrare dhe më pas u zhdukën pa bërë asgjë të keqe”, deklaroi komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut Zeid Ra’ad al-Hussein. Ai shtoi se është e tmerrshme që të paktën 5 prej të zhdukurve janë të mitur, tre prej të cilëve 14-vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas OKB, fakti që të gjitha zhdukjet kanë ndodhur në një komunë brenda katër muajve është tronditëse. Por sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, të zhdukurit në Nuevo Laredo janë mbi 40. Që prej vitit 2006, kur qeveria meksikane i shpalli luftës krimit të organizuar, mbi 200 000 njerëz janë vrarë apo zhdukur. Fatkeqësisht kjo luftë nuk ka sjellë asnjë progres, pasi korrupsioni galopant dhe kultura e mosndëshkimit e ka përkeqësuar situatën dhe dhunës nuk i duket fundi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?