Skandal seksual në ”Rio 2016”

Lojrat olimpike, ”Rio 2016”, që në nisje u shoqëruan me polemika. Së fundi, Daily Mail shkruan se një boksier nga Namibia dhe një nga Maroku janë vënë në pranga. Sipas policisë në Rio de Zhaneiro, ata kanë tentuar të abuzojnë seksualisht me shërbyeset e hoteleve ku kanë qëndruar.

Fjala është për 22-vjeçarin Jonas Junius nga Namibia, i cili akuzohet se ka kapur me dhunë gruan dhe është munduar ta puthë. Sipas medias, ajo madje është shprehur ai i ka ofruar para në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

Personi tjetër është marokeni Hassan Saada, gjithashtu i arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht dy pastruese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai do të mbahet në masë arresti për 15 ditë, derisa të përfundojë hetimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?