Skandal, ushtarakja që mbron Macron përdhunohet në festën e pallatit presidencial

Një ushtarake anëtare e stafit mbrojtës të Presidentit francez, Emmanuel Macron, është përdhunuar nga një tjetër ushtarak sigurie. Kjo ka ndodhur pas një feste lamtumire në pallatin presidencial Élysée në korrik.

Sulmi i supozuar seksual ndodhi pas festës së lamtumirës për një gjeneral francez dhe dy ushtarakë të tjerë, ku merrte pjesë dhe presidenti. Disa pjesëmarrës u larguan nga Élysée për t’u vendosur në ambjentet e stafit personal ushtarak të presidentit në Rue de l’Élysee, që gjendet pranë vendndodhjes. Atje supozohet se ka ndodhur dhe sulmi seksual ndaj gruas ushtarake.

Sulmuesi ishte një ushtarak si viktima, të dy me punë në zyrat e sigurisë së lartë në pallatin Élysée ku trajtohen çështje deliakte ose të sekretit të lartë. Gruaja pas sulmit ishte drejtuar menjëherë në stacionin më të afërt të policisë dhe kishte denoncuar ngjarjen po atë natë.

Ushtaraku i akuzuar për sulmin është marrë në pyetje vetëm si “dëshmitar asistues” nga prokurorët, që do të thotë se ai duhet të merret ende në pyetje, derisa të ngrihet akuzat formale.

SHKARKO APP