FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skandali i “Facebook”, Cambrige Analytica i ka ndihmuar grupit të fushatës për Brexit

Ligjvënësit britanikë kanë publikuar të hënën të dhëna që tregojnë se grupi që ka punuar në fushatën për Brexit ka përfituar nga kompania, Cambridge Analytica.

Themeluesi i kompanisë kryesore të lidhur me Cambridge Analytica, Nigel Oakes, ka thënë se kjo e fundit ka punuar në fushatën për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, bazuar në disa transkripta të intervistës të publikuara nga komiteti parlamentar.

Oakes ka thënë se “nuk ka pasur kontratë apo para” në këtë proces mirëpo ajo punë është bërë vetëm për të demonstruar kapacitetet e konsulencës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një transkriptë tjetër të një interviste të zhvilluar me një zyrtar të fushatës për Brexit, Andy Wigmore, është thënë se grupi i fushatës ka kopjuar metodat e konsulencës, Cambridge Analytica.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Fushata Largohu nga BE-ja ka përfituar nga puna me Cambridge Analytica para se të shpallej si fushatë zyrtare për referendum”,
ka thënë përmes një deklarate udhëheqësi i Komitetit për Kulturë, Media dhe Sport, Damian Collins, raporton rel.

Cambridge Analytica është firmë konsulente politike, e cila ka fituar vëmendje të madhe pas zbulimit të skandalit me Facebook, në të cilin konsulenca ka përdorur të dhënat e përdoruesve të rrjetit social pa leje paraprake. Kjo kompani ka punuar edhe për fushatën e presidentit amerikan, Donald Trump.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?