Skandali i korrupsionit, kryeministri Costa jep dorëheqjen
Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa i ka dorëzuar presidentit të vendit dorëheqjen në mes të një hetimi për parregullsi të dyshuara në menaxhimin e projekteve të minierave të litiumit dhe hidrogjenit nga qeveria në vend.
Prokurorët kishin konfirmuar në janar të këtij viti se një hetim mbi programet e litiumit dhe hidrogjenit ishte duke u zhvilluar, por nuk kishin përmendur asnjë të dyshuar.
Sipas mediave lokale, hetuesit bastisën sot ndërtesat qeveritare, duke përfshirë rezidencën zyrtare të kryeministrit, ministrinë e mjedisit dhe rezidencën e ministrit të Infrastrukturës João Galamba.