Skandali i përgjimeve, Erdogan tjetër goditje Gylenit, arrestime masive

Policia turke ka ndërmarrë disa aksione të martën ndaj personave të dyshuar si pjesmarrës në skandalin e përgjimeve të dy viteve më parë, një lëvizje kjo që konsiderohet si goditja e radhës së Presidentit Rexhep Erdogan ndaj ish-aleatit të tij, tashmë të shndërruar në armik, Fetullah Gylen.

Paralelisht me aksionet, Ministria e Brendshme zëvendësoi 21 shefa policie në po kaq krahina të vendit pa dhënë sqarime për këtë vendim. Mediat vendase dhe ndërkombëtare të vendosura në Turqi raportojnë se operacionet e policisë janë kryer ndaj strukturave paralele, siç edhe i ka quajtur Erdogani, mbështetësit e Gylenit në sistemin gjyqësor, polici dhe institucione të tjera.

Prokuroria lëshoi dhe 28 urdhër-arreste për punonjës të Entit të Telekomunikacioneve dhe Këshillit Kërkimor Shkencor dhe Teknologjik në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet për korrupsion ndaj rrethit të ngushtë të Erdoganit nisën në vitin 2013 bazuar pjesërisht edhe nga disa biseda të përgjuara, shumë prej të cilave përfunduan në internet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria turke këmbëngul në faktin se pas hetimeve të atëhershme fshihej Gylen dhe se ai është përpjekur të rrëzojë qeverinë. Dhjetorin e kaluar, një gjykatë lëshoi urdhër-arresti ndaj Gylenit, i cili ndodhet që prej vitit 1999 në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Veprimi i fundit i qeverisë, që shihet gjerësisht si e komanduar “de facto” nga Erdogan, është kritikuar së tepërmi nga aleatët perëndimorë të Turqisë, të cilët nuk janë dakord me masat e marra ndaj prokurorëve që nisën hetimet.

Pak javë më parë, policia ndërmori një aksion të ngjashëm ndaj disa gazetave dhe televizioneve turke, duke arrestuar dhjetra gazetarë dhe producentë televiziv, me akuzën e ngjashme se mbështesnin Gylenin, duke sjellë edhe reagimin e Perëndimit për cënimin e lirive të shtypit në Turqi.

Edhe pse kërkon ta fusë Turqinë në Bashkimin Europian, marrëdhëniet e Erdoganit me Perëndimin nuk janë në ditën e tyre më të mirë, pasi palët nuk ndajnë pikëpamje të njejta për luftën ndaj terrorizmit dhe marrëdhëniet ndërfetare në Europë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?