Skandali i puthjes, kryeministri spanjoll: Ndjesa është pamjaftueshme
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez pret më shumë shpjegime nga kreu i federatës spanjolle të futbollit, Luis Rubiales, për atë që po konsiderohet si skandali i puthjes. Sanchez thotë se kërkesa për falje nuk është e mjaftueshme.
“Ajo që pamë ishte një gjest i papranueshëm. Unë gjithashtu mendoj se ndjesa nga zoti Rubiales është e pamjaftueshme. Madje mendoj se është e papërshtatshme dhe zoti Rubiales duhet të shkojë më tej për të sqaruar atë që të gjithë panë në media”,-tha Sanchez.
Luis Rubiales iu desh të shpjegohej pasi puthi papritur në buzë një lojtare të kombëtares së futbollit për femra, Jenni Hermoso. Kjo ndodhi gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve pasi Spanja fitoi Kupën e Botës.