Skandali i Volkswagen, Zvicra bllokon shitjen e rreth 200.000 makinave

Autoritetet zvicerane kanë ndaluar shitjen e pothuajse 200,000 automjeteve të Volkswagen pas skandalit më të fundit që ka goditur prodhuesit gjermanë të makinave.

Kjo masë nga ana e Zvicrës  vjen pasi  VW pranoi se kishte mashtruar me testet e emetimeve të automjeteve në SHBA, duke çuar në një krizë brenda gjigandit të makinave.

Agjencia Federale Zvicerane për Rrugët tha se më shumë se 180.000  makina "euro 5" -që nuk janë shitur apo nuk janë ende të regjistruara do të hiqen nga tregu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet pohuan për Reuters se kishin planifikuar për të tërhequr nga tregu modelet e prekura,  duke përfshirë edhe  Audi, Seat dhe makinat Skoda, derisa statusi i tyre të sqarohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet zvicerane kanë krijuar një task forcë për të hetuar plotësisht këtë çështje.

Qeveria britanike po ashtu ka thënë se do të shqyrtojë përdorimin e të dhënave të manipuluara, ndoshta ri-testimin e të gjitha makinat me naftë në Britani.

Vendimi në Zvicër vjen pas emërimit të Matthias Mueller, 62 vjeç si shefi i ri të Volkswagen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?