“S’kemi para”, talebanët kërkojnë “ndihmën” e SHBA-së

Talebanët kanë nisur ta ndiejnë presionin financiar, ndaj i bënë thirrje Washingtonit që të lirojnë rezervat e bllokuara të bankës qendrore të Afganistanit.

Kërkesa e tyre erdhi gjatë një takimi me një delegacion amerikan në Katar, dialogu i parë ballë për ballë në një nivel të lartë që kur grupi islamik mori kontrollin e vendit pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara në fund të gushtit.

Ministri në detyrë i talebanëve, Amir Khan Muttaqi, i cili kryeson delegacionin afgan në bisedimet dy-ditore në kryeqytetin e Katarit, Doha, tha se delegacioni amerikan në seancën hapëse premtoi se do të mbështesë ndihmën humanitare për vendin e tij të goditur nga trazirat dhe se Shtetet e Bashkuara do të ofronin vaksina kundër koronavirusit për popullin afgan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një mesazh audio, që talebanët ndanë me gazetarët, ministri Muttaqi tha se ata diskutuan “hapjen e një kapitulli të ri” midis të dy palëve, dikur kundërshtarë gjatë ndërhyrjes gati 20-vjeçare të Shteteve të Bashkuara në Afganistan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Uashingtoni ka bllokuar miliarda dollarë të pasurisë afgane, kryesisht të depozituara në rezervën federale amerikane që kur talebanët morën kontrollin e vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?