FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Slobodani është gjallë, varri i tij është i zbrazët”

Ky pretendim tronditës nga Domazet-Loso ka ardhur në një ligjëratë të mbajtur rreth historisë së luftës.

Ai dhe dy gjeneralë të tjerë kroatë, të cilët janë në pension u mblodhën në Asamblenë e Përgjithshme të Kroacisë për të mbajtur leksione, të cilat janë skandaloze, madje edhe një pohim i tillë se Millosheviçi është gjallë, raporton “Tanjug”.

Megjithatë theksohet se Domazet-Loso nuk ishte mjaft i sigurt për atë se Millosheviç ishte gjallë, por ai tha se nuk është e garantuar se ai është varrosur nën një pemë bliri në Pozharevc.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Arkivoli në funeralin e Millosheviçit në vitin 2006 ishte bosh”, ka thënë ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër leksionet që janë dhënë është dëgjuar edhe se Tito ishte një agjent rus.

Përndryshe, ligjëratat “skandaloze” janë mbështetur nga shteti kroat, për shkak se e gjitha është një program i financuar nga Ministria lokale e Veteranëve, në bashkëpunim me Agjencinë për Arsim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?