Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sondazhet e fundit – AfD e para, rënie historike e kancelarit gjerman Merz

Bota E diel, 4 Tetor 2026 20:31
Sondazhet e fundit – AfD e para, rënie historike e kancelarit gjerman Merz
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vetëm 10% e gjermanëve janë të kënaqur me punën e qeverisë dhe Kancelarit. Ata janë të shqetësuar për shumë gjëra: inteligjencën artificiale, Trumpin, Rusinë, reformat e planifikuara sociale…

Në Gjermani, zgjedhjet u mbajtën në tri lande në shtator. Ato priteshin me padurim si një tregues i gjendjes politike në vend.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Para 4 orësh
Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Para 7 orësh
Franca përfshihet nga dhuna: Protestat për krizën e jetesës përshkallëzohen

Franca përfshihet nga dhuna: Protestat për krizën e jetesës përshkallëzohen

Para 9 orësh

Rezultatet ishin katastrofale për partinë CDU të Kancelarit Friedrich Merz. Në Saksoni-Anhalt, pjesa e votave të CDU-së u përgjysmua dhe partia humbi pushtetin, siç ndodhi edhe në qytet-landin e Berlinit. Ndërsa humbja në Mecklenburg-Vorpommern ishte historike, sepse partia CDU nuk e kaloi as pragun zgjedhor – një situatë e paprecedentë në historinë e pasluftës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kancelari, i cili edhe më parë kishte një mbështetje të dobët, pësoi rënie edhe më të madhe në sondazhe. Edhe Qeveria e koalicionit që ai drejton – e përbërë nga CDU, CSU dhe SPD– ka mbështetje të dobët.

Vetëm një në dhjetë gjermanë është i kënaqur me performancën e Qeverisë dhe të Kancelarit. Të dy shifrat tregojnë nivele historike të ulëta. Edhe midis votuesve të CDU-së, vetëm 40 përqind janë ende të kënaqur me Kancelarin Friedrich Merz.

Berlin 2026 | Friedrich Merz gjatë një takimi të Qeverisë
Rënie historike e mbështetjes së KancelaritFotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Këto thuhet në sondazhin e fundit të ARD-Deutschlandtrend, të bërë nga Instituti Infratest Dimap. Ai ka anketuar 1,303 votues nga 28 deri më 30 shtator.

AfD e para, CDU bie në 20 përqind

Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) – e cila përmban elementë të ekstremizmit të krahut të djathtë – vazhdon të përfitojë nga kjo pakënaqësi.

Nëse zgjedhjet e Bundestagut do të mbaheshin tani, Unioni CDU/CSU do të fitonte vetëm 20 përqind të votave. Ky është një nga rezultatet më të ulëta në historinë e tyre. Socialdemokratët (SPD) kanë ngecur në 13 përqind. Kjo do të thotë që tre partitë në pushtet nuk do të arrinin të fitonin as një të tretën e votave, që do të thotë se ato nuk do të kishin më shumicën parlamentare.

AfD  aktualisht është e para me një mbështetje prej 27 përqind. Të Gjelbrit kanë bërë një përparim të lehtë, duke arritur në 16 përqind (+1), ndërsa Partia e Majtë ka regjistruar një rënie prej 1% dhe tani do të fitonte 11 përqind.

Liberalët (FDP) nuk do të kalonin pragun zgjedhor me 4%. E githa kjo tregon se krijimi i qeverisë aktualisht do të ishte mjaft i komplikuar.

nteligjenca artificiale dhe Trumpi

Sfidat dhe krizat aktuale vazhdojnë të shkaktojnë pasiguri të konsiderueshme: dy të tretat e gjermanëve kanë frikë se njerëzit mund të humbasin kontrollin ndaj inteligjencës artificiale. Po aq janë të shqetësuar edhe për shkak të ndikimit të politikave të Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Gjermani.

Gjashtë nga dhjetë qytetarë janë të shqetësuar për ndryshimet klimatike, ndërsa gjasma kanë frikë se Rusia mund të sulmojë vende të tjera evropiane.

Rreth gjysma e gjermanëve kanë frikë edhe për standardin e tyre të jetës në të ardhmen. Një numër i ngjashëm njerëzish janë të shqetësuar edhe për emigracionin në Gjermani.

Megjithatë, shqetësimi më i madh i gjermanëve ka lidhje me pamundësinë e partive politike për të gjetur përgjigje të përbashkëta për çështjet më të rëndësishme politike.

Në përgjithësi, rreth 90% e njerëzve në Gjermani e shikojnë me shqetësim gjendjen aktuale.

Reformat sociale: Nevoja për drejtësi

Mosbesimi është veçanërisht i madh ndaj planve të qeverisë për reformat e planifikuara sociale. Gjermania është një komb që po plaket me shpejtësi. Fuqia punëtore në tkurrje duhet të financojë një numër gjithnjë e më të madh të pensionistëve. Ky proces plakjeje po shkakton një presion në rritje mbi sistemin e kujdesit shëndetësor.

Washington D.C. 2026 | Donald Trump në takim me krerët e kompanive më të mëdha të Inteligjencës Artificiale Washington D.C. 2026 | Donald Trump në takim me krerët e kompanive më të mëdha të Inteligjencës Artificiale
Trump në takim me krerët e kompanive më të mëdhaFotografi: Kent Nishimura/AFP

Që nga viti 2015, numri i njerëzve që kanë nevojë për kujdes afatgjatë është rritur nga rreth 2.8 milionë në rreth 6.5 milionë – e ky numër po rritet.

Aktualisht vetëm një në gjashtë votues beson se qeveria federale gjermane do të ketë sukses në përgatitjen e sistemeve të sigurimeve për të ardhmen.

Është interesante se qytetarët tregojnë gatishmëri për të përballuar vetë një pjesë të kostove: pothuajse gjysma e tyre do të pranonin më parë që të rriten kontributet e sigurimeve sesa të përballeshin me shkurtime të përfitimeve shoqërore.

Ndryshe, rreth 75% e gjermanëve mendojnë se qeveria është larguar nga premtimet për lehtësim financiar. Megjithatë, situata nuk është e pashpresë, sepse gjysma e të anketuarve është e gatshme të pranojë masat shtrënguese, nëse ato janë të arsyeshme.

Mesazhi i votuesve për politikëbërësit është i qartë: reformat kërkojnë shpjegime dhe ekuilibër shoqëror – përndryshe, ato nuk do të pranohen nga publiku./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 3 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 4 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 4 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 8 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 6 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 4 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.