Sondazhet thonë se Rishi Sunak dhe partia e tij e kanë të sigurt humbjen në zgjedhje

Tre sondazhet e fundit në Britani parashikojnë një humbje të sigurt për Partinë Konservatore të kryeministrit Rishi Sunak në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Partia Laburiste, e drejtuar nga Keir Starmer, po lëviz në parashikimin e votuesve me një epërsi dy herë më të lartë se konservatorët e Sunakut, të cilët kanë qenë në pushtet për 14 vjet, nën drejtimin e pesë kryeministrave të ndryshëm.

Sunak ka më pak se tre javë kohw për të përfunduar fushatën e tij, prezantuar platformën e tij dhe për të përballuar sfidën për të ndryshuar rezultatin.

Agjencia kërkimore “Savanta” njoftoi se Partia Laburiste e Keir Starmer pritet të marrë 46% të votave, dy përqind më shumë se në sondazhin pesë ditëve më parë, ndërsa mbështetja për konservatorët ra me katër përqind, në 21%. Sondazhi u krye nga data 12-14 qershor për Sunday Telegraph.

SHKARKO APP