Sondazhi i CNN, Harris dhe Trump “kokë më kokë” për Shtëpinë e Bardhë

Gara për Shtëpinë e Bardhë qëndron në fije të perit sipas sondazhit të fundit mbarëkombëtar të CNN, përpara se të numërohen votat.

Sondazhi i kryer nga SSRS zbulon se 47% e votuesve të mundshëm mbështesin Zëvendës Presidenten Kamala Harris dhe 47% mbështesin ish-Presidentin Donald Trump .

Sondazhi i CNN tregon një garë të ngushtë gjatë gjithë fushatës së shkurtër mes Harris dhe Trump. Në shtator, votuesit e mundshëm u ndanë në 48% për Harris dhe 47% për Trump, pothuajse identike me sondazhin e ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një sondazh të mëparshme, Harris kishte 49% të mbështetjes, ndërsa Trump 46%. Trump nuk ka dalë kurrë jashtë kufirit të gabimit në sondazhin e CNN për garën presidenciale të këtij viti kundër Harris ose Biden. Me sa duket Trump po shkon drejt fitores.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?