Sondazhi i presidencialeve/ Numra rekord amerikanësh refuzojnë si Biden ashtu dhe Trump

Përqindja e atyre që urrejnë të dyja palët e politikës në SHBA është më e larta që prej vitit 1988, thuhej sot në një sondazh të analistëve të ‘Pew Research Center’ në SHBA. Sipas tyre, 25% e pjesëmarrësve kishin opinion negativ si për presidentin Joe Biden dhe rivalin e tij republikan Donald Trump; 36% përqind shihnin me më shumë avantazh Trump por jo Biden, ndërsa 34% mendonin të kundërtën.

Sondazhi tregonte se refuzuesit e dyfishtë ishin shtuar ndjeshëm që prej vitit 1988 dhe thuajse dyfishuar prej vitit 2020, kur Biden e Trump u përballën për herë të parë si rivale direkt. Gjatë zgjedhjeve të 2020 numri i amerikanëve që përçmonin si Trump edhe Biden ishte në rreth 13%, sipas shifrave të Pew.

“Opinioni negativ i dyfishtë është faktori i rënies së mbështetjes për të gjithë kandidatët, nga të dyja partitë”, thuhet në deklaratën e anketuesve pas sondazhit të kryer në datat 13-19 maj, para vendimit të fajësisë për të birin e Joe Biden, Hunter. Më 30 maj gjykata e New York shpalli Trump fajtor për falsifikim të dokumenteve në zgjedhjet e 2016, ndërsa më 11 qershor, Hunter Biden u shpall fajtor për shkelje të ligjeve të armëmbajtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?