Sondazhi: SYRIZA kryeson me një diferencë 15,2% kundrejt Demokracisë së Re

 

Megjithë zhurmën e madhe që po bëhet në lidhje me daljen ose jo të Greqisë nga grupi i euros, prapseprap Syriza në pushtet kryeson kundrejt Demokracisë së Re të Samaras në opozitë me një diferencë prej 15,2% sipas sondazhit më të fundit. 

Dominim të rëndësishëm kundrejt Demokracisë së Re ka SYRIZA, siç rezulton në një sondazh të kompanisë Kapa Research që publikohet në të përjavshmen To Vima. SYRIZA grumbullon 36,9% të preferencës, Demokracia e Re 21,7%. Dhe pasojnë: To Potami (Lumi) 7,3%, Agimi i Artë 5,7%, Partia Komuniste 5%, Grekët e Pavarur 4,6%, PASOK 3,9%. 71,9% e qytetarëve mendojnë se një marrëveshje me kreditorët është zhvillimi më i mirë për vendin. 68,8% vlerëson se është ekzistent rreziku i daljes nga euro, ndërsa 72,9% dëshiron qëndrimin e vendit në eurozonë. 52,4% e të anketuarve pajtohet me mendimin se vendi ndodhet në prag të falimentimit, ndërsa 45,1% nuk pajtohet.  50,2% thonë se ata gjejnë vetveten nnë mënyrën se si negocion qeveria, kundrejt 45,7% që mendojnë të kundërtën. Në rast dështimi, 44,2% e qytetarëve mendojnë se alternativa më e mirë është një qeveri uniteti kombëtar, 32,7% shprehet për referendum dhe 18,7% mendon se duhen bërë zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kujtim Vani

SHKARKO APP