Sondazhi zbulon dilemat e amerikanëve rreth vaksinës

Pothuajse gjysma e amerikanëve, ose 49 për qind e tyre, thanë se nuk do ta bënin vaksinën ndaj Covid-19 nëse do të ishte e disponueshme sot, ndërsa 51 për qind thanë se do ta bënin atë. Këto janë rezultatet e një sondazhi të kryer nga qendra kërkimore ”Pew”. 49 për qind e amerikanëve të cilët anojnë drejt refuzimit përmendën si shqetësim kryesor efektet anësore të vaksinës.

Sondazhi i fundit i qendrës ”Pew”, zbuloi se 77 për qind e amerikanëve besojnë se vaksinat që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të miratohen përpara se siguria dhe efektiviteti i tyre të kuptohen plotësisht. Shtatëdhjetë e tetë (78) për qind e më shumë se 10 mijë pjesëmarrësve në sondazh, përmendën si një shqetësim tejet të madh miratimin me shpejtësi të vaksinës pa garantuar sigurinë dhe efektivitetin e saj.

Vetëm 20 për qind thanë se janë më të shqetësuar mbi faktin se miratimi i vaksinës do të ndodhë shumë ngadalë. Të premten, Qendra e Kërkimeve e universitetit Johns Hopkins raportoi më shumë se 30 milionë infeksione me Covid-19 në të gjithë botën dhe pothuajse 950,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të rasteve në botë, 6.6 milionë ndjekur nga India me 5.1 milionë dhe Brazili me 4.4 milionë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?