Soros: Qeveria e re financohet nga rusët? Salvini: Kush e ftoi këtë mashtrues 

Filantropi Xhorxh Soros ka shkaktuar polemika ta ashpra në Itali, pak ditë pas betimit të qeverisë së re.

I pranishëm në Festivalin e Ekonomisë në Trento të Italisë, Soros ka deklaruar se është shqetësuese afrimi i qeverisë së re italiane me Rusinë. Ai ka hedhur dyshime se disa prej liderëve të qeverisë së re italiane mund të financohen nga Rusia.

“Është shqetësuese afrimi i qeverisë së re me Rusinë. Nëse Moska ka financiar Mateo Salvini, italianët duhet ta dijnë këtë gjë”,- është shprehur Soros.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mateo Salvini është kreu i Lega Nord dhe ministri i ri i Brendshëm i Italisë ka reaguar ashpër pas kësaj deklarate.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një reagim Ministria e Brendshme Italiane është shprehur se asnjë nga akuzat e Soros nuk është e vërtetë.  “Nuk kam marrë kurrë një liretë, një euro, apo një rubël nga Rusia, mendoj se Putin është një nga burrat e shtetit më të mirë dhe me vjen turp për faktin që në Itali vjen si i futuar një spekulant pa skrupuj si Soros”,- thuhet në reagimin e Matteo Salvinit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?