Sot kroatët zgjedhin presidentin e ri
Të dielën, qytetarët kroatë do të zbulojnë nëse kreu i tyre i ri i shtetit do të jetë presidentja aktuale, Kolinda Grabar-Kitaroviç, apo rivali i saj i qendrës së majtë, ish-kryeministri Zoran Milanoviç.
Qytetarët kroatë votojnë të dielën në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, e cila ve përballë konservatoren në detyrë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, kundër ish-kryeministrit socialdemokrat Zoran Milanoviç.
Sondazhet e fundit i kanë vlerësuar kandidatët shumë afër, duke i bërë parashikimet mbi rezultatin të vështira. Në raundin e parë, më 22 dhjetor, Milanoviç mori pati një avantazh të ngushtë, duke fituar 29.55 për qind të votave të hedhura. Grabar-Kitaroviç u rendit e dyta me 26.65 për qind.
Ish-ministre e Jashtme, ambasadore në Shtetet e Bashkuara dhe Ndihmës Sekretare e Përgjithshme për Diplomacinë Publike në NATO, Grabar-Kitaroviç fitoi zgjedhjet presidenciale në janar 2015, duke mposhtur ngushtësisht ish-presidentin e qendrës së majtë, Ivo Josipovic. Diferenca midis tyre ishte vetëm 32.435 vota.
Milanoviç u bë kryeministër në vitin 2011. Por qeveria e tij u pengua nga një recesion ekonomik, nga i cili Kroacia filloi të dalë vetëm në vitin 2015. Në zgjedhjet e nëntorit 2015, koalicioni i udhëhequr nga socialdemokrati fitoi 56 nga 151 vendet në parlament, ndërsa koalicioni i qendrës së djathtë i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, mori 59 deputet. Qeveria e re u krijua nga HDZ dhe parti më të vogla.
Gjithsej 3.860.087 njerëz kanë të drejtë të votojnë, nga të cilat 3,681,139 kanë rezidencë në Kroaci. Jashtë vendit, 178.948 kroatë të tjerë mund të votojnë.
Shumica e tyre, 92.663 janë regjistruar në Bosnjë dhe Hercegovinën fqinje, ku kroatët janë grupi i tretë më i madh etnik. Sipas gazetës Jutarnji List, rreth 70,000 votues do të jenë jashtë Kroacisë në pushimet e skive dimërore të dielën, por vetëm 5,095 prej tyre kanë kërkuar një certifikatë për të votuar jashtë vendbanimit të tyre të përhershëm.