Sot më kanë dhunuar 30 herë, kurse ende nuk është mesditë: Historia e robëreshës seksuale të xhihadistëve!

Në një intervistë telefonike për televizionin britanik BBC, gruaja e re myslimane, të cilën xhihadistët e mbajnë të kapur rob, i lutet Perëndimit që të bombardojë shtëpinë publike sepse, siç thekson ajo, është dhunuar 30 herë, kurse ende nuk është koha e drekës.

Besohet se islamistët e mbajnë të robëruar në Irakun perëndimor, ku e kanë çuar pas aksionit të gushtit në Sixhar. Nëpërmjet telefonit ajo i përgjërohet Perëndimit që të bombardojë bordellon dhe t`i shpëtojë nga vuajtjet robëreshat mbi të cilat i shfryjnë epshet xhihadistët. Ajo theksoi se dhunohet aq shpesh sa e ka të pamundur ta shfrytëzojë edhe wc-në, transmeton Tetova News.

– Ju lutem, na bombardoni neve – i tha ajo me anë të telefonit neriut që iu prezantua si Karam.

KB besojnë se në aksionet e Shtetit islamik në Irakun verior janë vrarë disa mijëra njerëz, kurse 5-7 mijë gra janë kapur dhe shitur si mish i bardhë ose iu janë lënë xhihadistëve si konkubina. Në pesë qendra të qytetit Tal Afar mendohet se ndodhen rreth 3500 gra dhe fëmijë.

Shikojeni videon e një parodie që është bërë për të trokitur në ndërgjegjen e Perëndimit se çfarë vuajtjesh kalojnë gratë në duart e xhihadistëve./tetovanews.info

SHKARKO APP