Sot në Senat “fati” i qeverisë “Conte 2”
Ditë e rëndësishme sot për qeverinë italiane Conte 2.
Pesëmbëdhjetë muaj nga nisja e punës së ekzekutivit të ri Conte 2, i krijuar pas daljes nga mazhoranca qeverisëse e Partisë Lidhja, qeveria italiane i duhet të përballoëj sot një provë të vështirë përballë votës së senatorëve italianë.
Qeveria Conte 2 ka kërkuar votëbesimin në dy dhomat e parlamentit italian pas dorëheqjes së dy ministrave; Teresa Bellanoca, Ministre e Bujqësisë dhe Elena Bonetti, Ministre e Barazisë Sociale e Familjes, përfaqësuese të Partisë Italia Viva, pjesë e koalicionit qeverisës së ekzekutivit Conte 2.
Një ditë më parë Kryeminsitri Conte mori votëbesimin në dhomën e deputetëve me një mazhorancë prej 321 votash pro e 5 vota më shumë se sa ishin parashikimet politike. Por “loja” më e vështirë luhet në Dhomën e Senatit ku sipas analistëve italianë , qeveria Conte e ka të vështirë të gjej mazhorancën minimale prej 161 votash.
Debati parlamentar në Dhomën e Senatit ka nisur herët në orën 9:30 të mëngjesit të sotëm ku Kryeministri Conte ka parashtruar në fjalën e tij, punën e qeverisë gjatë këtyre muajve të vështirë të një pandemie globale si dhe krizën politike shkaktuar nga dalja e mazhorancës qeverisëse e Partisë Italia Viva, krijuar nga ish Kryeminsitri Matteo Renzi, e ish lider i Partisë Demokratike.
“Krizë e papërgjegjshme në një situatë të vështirë për vendin e me pasoja të rënda që reflektohen në përcjelljen mediatike ndërkombëtare e në atë të diplomacisë europiane e botërore”, e cilësoi kryeministri Conte vendimin e Matteo Renzit për të dalë nga qeverisja Conte 2.
E gjatë ditës së sotme pritet me mjaft vëmendje politike e mediatike pikërisht fjala e senatorit Matteo Renzit që do të vë përballë të vërtetën e tij me atë të aleatit qeverisës Conte.
Do të marr sot fjalën dhe ish Ministria e Bujqësisë Tresa Bellanova, një figurë mjaft e respektueshme në botën politike por dhe në opinion publik italian.
Nëse qeveria Conte 2 nuk do të mund të marr sot votëbesimin në Senat, kriza qeverisëse është e legjitimuar e tre janë skenarët e mundshme përballë saj; dorëheqja e Kryeminisrtit Conte dhe një qeveri institucionale, zgjedhje të parakohshme o dorëheqja e Contes e ringarkimi përsëri nga ana e Presidentit të Republikës Sergio Mattarella me detyrën e Kryeministrit për gjetjen e një mazhorance politike qeverisëse.
Por në këtë skenar të fundit që për momentin konsiderohet dhe më i mundshmi, nuk është e thënë që Presidenti italian të ngarkoj përsëri Giuseppe Conten me detyrën e Kryeministrit.