Sot raundi i dytë i zgjedhjeve presidencialeve në Mal të Zi! Drejt fundit të epokës ”Gjukanoviç”?

Këtë të dielë në Mal të Zi zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Në garën zgjedhore janë dy kandidatë për presidentë, të cilët fituan më shumë vota në raundin e parë zgjedhor të 19 marsit, kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe Jakov Millatoviq.

Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që nga ripërtëritja e pavarësisë së Malit të Zi dhe të shtatat që nga futja e sistemit shumë-partiak.

Fitues në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale do të jetë kandidati që do të fitojë numrin më të madh të votave nga zgjedhësit. Mandati i presidentit zgjat pesë vjet.

SHKARKO APP