FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sot, shqiptarët që jetojnë në Zvicër duhet të jenë të kujdesshëm

Nga sot, e mërkurë, Zvicra do të “vizitohet” nga një stuhi shumë e fuqishme. Me këtë rast, meteorologët këshillojnë qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm nëse dalin nga shtëpia.

Erërat e fuqishme që nisën mbrëmjen e së martës, do të arrijnë shpejtësinë deri 80 kilometra në orë, shkruan meteonews.ch. Ato do të jenë dukshëm më të fuqishme të mërkurën, kur Zvicra do të pushtohet nga stuhia e njohur me emrin “Burglind”.

“Stuhitë e deritashme kanë qenë `lojëra fëmijësh`. Të mërkurën fillojnë ato të rrezikshmet”, pohon Roger Perret, meteorolog nga Meteonews.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraditen e të mërkurës, sipas tij do të fillojnë në veri të vendit erërat që do të arrijnë shpejtësinë prej mbi 100 kilometrash në orë. “Sa më në veri, aq më keq do të jetë”, ka thënë ai. Sipas Perret, bëhet fjalë për një stuhi dimërore të kategorisë së lartë. “Që nga stuhia Lothar (në dhjetor të vitit 1999), kjo do të jetë mbase stuhia më e fortë”, ka shtuar ai. Prandaj janë të pritshme edhe dëmtime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Perret këshillon prindërit që nëse dalin, t`i mbajnë fëmijët e tyre përdore, ndërsa në pyje nuk bën të dilet në asnjë mënyrë. Në male pritet të fryjnë erëra prej 15-180 kilometrash në oë. Këto janë stuhi orkanike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?